Telegrafi

Mësohet shifra e saktë që pagoi Barcelona për Gomes

Transferimi më i ri i Barcelonës, Anmdres Gomes, të mërkurën do të zbarkojë në këtë qytet.

Ai në mëngjes do të shkojë të Mini Estadi, ndërsa të enjten do të bëjë foto dhe prezantimin e tij.

Lexo po ashtu E kryer, sulmuesi argjentinas transferohet në Barcelonë (Foto)

Ai në kontratën e re do të ketë një klauzolë largimi për  100 milionë eurosh.

Barcelona do të paguajë për të fillimisht 35 milionë euro, pastaj 15 të tjera në formë të bonusit.

Lexoni të gjitha lajmet për TRANSFERIMET

Nëse lojtari e fiton topin e artë Barca do të paguajë edhe 10 milionë euro të tjera. /Telegrafi/