Granit Xhaka do t’i humbet dy ndeshje mjaftë të rëndësishme te Arsenali shkaku i lëndimit që pësoi në fundjavë.
Mesfushori shqiptar lëndoi kokën në ndeshjen ndaj West Hamit, duke u detyruar që ta lëshojë ndeshjen para kohe.
Kjo ishte ndeshja e dytë për të që nga zënka me tifozët e Topçinjëve në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces.
Sipas mediave angleze do të mungojë ndaj Standard Lieges në Ligën e Evropës dhe ndaj Manchester Cityt që zhvillohet në fundjavë.
Nga ana tjetër, mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e nesërme. /Telegrafi/