Çifti i njohur Altuna Sejdi dhe Patris Berisha presin që brenda këtij muaji të bëhen prindër për herë të parë.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka qarkulluar lajmi se emri i fëmijës të cilën Tuna pret ta sjell së shpejti në jetë, do të jetë Abel.
Kjo pasi, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Facebook një status, ku shkruan këtë emër me shkronja të mëdha, transmeton Telegrafi.
Të interesuar fansat menjëherë kanë pyetur se nga mund ta kenë marrë inspirimin çifti për këtë emër?
Në fakt, emri Abel menjëherë na asocon me emrin e vërtet të këngëtarit të njohur The Weeknd, gjersa prejardhja e veçantë e tij është nga çifti Eva dhe Adam, ku mendohej që njëri prej fëmijëve të tyre ishte i pagëzuar pikërisht me këtë emër.
Por gjithçka del të jetë një gënjeshtër e këngëtares me rastin e 1 prillit, ngase vetëm pak orë më vonë ajo ka publikuar një tjetër status ku shkruan “Aprilili” /Telegrafi/