Telegrafi

Mësohet se kur do të mund të luajë sërish Armando Broja

(Foto: Getty Images)

Armando Broja shpreson të kthehet në formë të plotë fizike, në përpjekje që të sigurojë një vend në skuadrën e Chelseat në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sulmuesi shqiptar pritet t’i bashkohet ekipit U-21 të Bluve në Portugali, para arritjes së trajnerit të ri, Mauricio Pochettino në Stamford Bridge.

Produkti i Akademisë së Chelseat ishte inkuadruar me meritë në ekipin e parë në sezonin e kaluar, para se të pësonte lëndim serioz në ligamentin e përparmë kryqëzues (ACL) të gjurit.

Lexo po ashtu Broja nuk do të shkëmbehet me Caicedon, Pochettino do t'i japë rastin sulmuesit shqiptar

21-vjeçari synon të udhëtojë me ekipin e parë në SHBA, në mënyrë që t’i lë përshtypje Pochettinos për të siguruar më pas minutazh loje në ndeshjet zyrtare në sezonin e ri në Ligën Premier.

Broja është angazhuar shumë që ta kthejë formën fizike dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës për turneun parasezonal në Amerikë.

Me largimin potencial të Hakim Ziyech e Kai Havertz, ai mund të përfshihet në planet e trajnerit të ri nëse e dëshmon veten në përgatitjet parasezonale. /Telegrafi/