Ljubisa Tumbakovic e ka refuzuar ofertën e kreut të Federatës Malazeze të Futbollit, Dejan Savicevic, që të mos i drejtojë ndeshjet kundër Kosovës në Podgoricë dhe në Prishtinë, por që të mbetet në krye të ekipit përfaqësues – transmeton Sport Klub.
Në takim me Savicevicin, krahas Tumbakovicit, kanë qenë të pranishëm edhe lojtarët e lindur në Serbi e që e përfaqësojnë Malin e Zi, Filip Stojkovic, Mirko Ivanic, Adam Marusic, Vukan Savicevic dhe Marko Simic.
Arsyet pse ka ardhur deri kjo situatë kanë qenë presionet nga Serbia që futbollistët e përmendur të mos luajnë kundër Kosovës, sepse në atë mënyrë do ta njihnin shtetin tonë.
Tumbakovic citohet të ketë thënë se është personalitet me moral të lartë dhe një profesionist, dhe nuk mund ta braktisë skuadrën në atë mënyrë dhe pastaj të kthehet sërish në drejtim.
Krahas përzgjedhësit, në stafin trajnues nuk do të jetë as Aleksandr Jankovic, ndërsa mungon dyshja e Crvena Zvezdas, Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic.
Skuadrën e Malit të zi për këtë takim do ta udhëheqin Dragoje Lekovic dhe Miodrag Dzudovic. /Telegrafi/