Site icon Telegrafi

Mësohet përmbajtja e zarfit të zi për Gjestin: Ai nuk do të mund ta fitojë çmimin e plotë të Big Brother VIP Albania

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një moment kyç për lojën e reperit nga Peja, Gjestit, pas shkeljes së rëndë të rregullave gjatë javës.

Prezantuesi Ledion Liço lexoi përmbajtjen e zarfit të zi, që erdhi si ndëshkim për veprimin e tij të paprecedentë – kalimin e murit rrethues të shtëpisë.

Në zarf u kumtua se, si pasojë e thyerjes së rregullave strikte, Gjesti nuk do të mund të fitojë shumën e plotë prej 100 mijë eurosh, nëse shpallet fitues i këtij edicioni.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet e plota: Çfarë bëri Gjesti pas arratisjes nga muri dhe si u rrethua nga rojet e sigurisë

Në vend të kësaj, ai do të marrë vetëm 50 mijë euro, duke humbur kështu gjysmën e çmimit të madh.

Pasi dëgjoi vendimin, reperi u pyet nga produksioni nëse dëshironte të vazhdonte garën. Përgjigja e tij ishte e qartë dhe e prerë: “Po, sepse nuk e bëj për para, por e bëj për dashurinë e publikut”. /Telegrafi/

Exit mobile version