Në vitet e kaluara, Xherdan Shaqiri ka qenë i lidhur me Galatasarayn, mirëpo këtë vit në garë për transferimi e tij është futur Fenerbahçe.
Thuhet se futbollisti shqiptar kërkon 3 milionë euro në vit, ndërsa Fenerbahçe është gati t’i ofrojë 2 milionë euro.
Klubi i Fenerbahces është duke punuar që të ulë shpenzimet me shitjen e disa lojtarëve.
Liverpooli do të ishte i gatshëm që të lironte Shaqirin dhe pse ka kontratë deri në vitin 2023.
Futbollisti shqiptar nuk ka luajtur shumë këtë vit, duke u paraqitur vetëm në tetë ndeshje.
Ai ka pasur shumë dëmtime dhe kjo ka qenë arsyeja pse lojtari nuk është paraqitur. /Telegrafi/