Ivan Rakitic i ka thanë lamtumirë Sevillas dhe do ta vazhdojë karrierën e tij si lojtar i Al Shabaab në Arabinë Saudite.
Me klubin saudit ai nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2025, ndërsa Rakitic u largua nga Spanja pas 13 vitesh, ku luajti te Sevilla dhe Barcelona.
Sipas Capology, faqe e specializuar me paga jozyrtare të futbollistëve, Rakitić do të fitojë pak më shumë se 15 milionë euro në vit te Al Shabab.
"راكيتيش" في الرياض.. إستعدادًا لإرتداء شعار "كبير العاصمة" 🤍🤩
— نادي الشباب السعودي (@AlShababSaudiFC) February 1, 2024
Me këtë ai ka kaluar yllin belg, anësorin Yannick Carassco, i cili merr 13 milionë euro për një sezon.
Të dy janë yjet më të mëdhenj të Al Shabaab, çka tregon se i treti më i paguar merr rreth katër milionë euro.
رحبّوا معنا بـ "صفقة الشتاء" في دورينا 🤍🐐 pic.twitter.com/kOuiYKpBoy
— نادي الشباب السعودي (@AlShababSaudiFC) January 30, 2024
Rakitic karrierën e nisi në Basel, ndërsa luajti edhe në Schalke. Ai bëri gjithsej 106 paraqitje për Kroacinë ku shënoi 15 gola. /Telegrafi/