Telegrafi

Mësohet oferta e çmendur nga Kina për Sergio Ramosin – pagë tri herë më e lartë se sa që e merr në Real Madrid

Sergio Ramos. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Kapiteni i Real Madridit, Serigo Ramos, ka kërkuar largimin nga klubi, pasi ka marr një ofertë të çmendur nga Kina, por Los Blancos nuk dëshirojnë ta lëshojnë falas.

Problemi kryesor qëndron te fakti se në Kinë e kanë të pamundur të paguajnë për kartonin e futbollistit, për shkak të rregullave të reja të vendosura nga qeveria kineze.

Kjo pasi klubeve nuk iu lejohet të nxjerrin fonde jashtë Kine.

Sergio Ramos e Florentino Perez. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ramos e ka kërkuar largimin nga klubi, por Florentino Perez nuk pranon absolutisht ta lëshojë falas kapitenin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Real Madrid

Spanjolli  është një nga lojtarët më të paguar në Madrid dhe largimi i tij do lehtësonte ndjeshëm klubin sa i përket financave.

Ramos . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Mediat spanjolle zbulojnë edhe detajet e ofertës të pabesueshme kineze.  Ramos ka në tryezë një kontratë tre-vjeçare, me 35 milionë euro neto në vit.

Ai te Real Madridi merr rreth 13 milionë euro. /Telegrafi/