Kapiteni i Real Madridit, Serigo Ramos, ka kërkuar largimin nga klubi, pasi ka marr një ofertë të çmendur nga Kina, por Los Blancos nuk dëshirojnë ta lëshojnë falas.
Problemi kryesor qëndron te fakti se në Kinë e kanë të pamundur të paguajnë për kartonin e futbollistit, për shkak të rregullave të reja të vendosura nga qeveria kineze.
Kjo pasi klubeve nuk iu lejohet të nxjerrin fonde jashtë Kine.
Ramos e ka kërkuar largimin nga klubi, por Florentino Perez nuk pranon absolutisht ta lëshojë falas kapitenin.
Spanjolli është një nga lojtarët më të paguar në Madrid dhe largimi i tij do lehtësonte ndjeshëm klubin sa i përket financave.
Mediat spanjolle zbulojnë edhe detajet e ofertës të pabesueshme kineze. Ramos ka në tryezë një kontratë tre-vjeçare, me 35 milionë euro neto në vit.
Ai te Real Madridi merr rreth 13 milionë euro. /Telegrafi/