Telegrafi

Mësohet: Një fëmijë rrugës për Qëndresën dhe Labin (Foto)

Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami janë duke festuar sonte natën e dytë të martesës.

Dyshja kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila po mbahet në një nga resortet më luksoze të Prizrenit.

Ndërkohë që dje (e diel), ata celebruan dashurinë e tyre me një dasmë në Pejë, ndërsa marrja e nuses është bërë në një mënyrë shumë të veçantë.

Labinot Gashi e mori nusen me tren dje e diel) në ditën e tij të parë të martesës. Burimi i fotos: Instagram

Është bërë gjithashtu i ditur lajmi se një fëmijë është rrugës për çiftin e njohur, kjo pasi flitet se Qëndresa është shtatzënë.

Lajmi nuk është konfirmuar nga vet dyshja, mirëpo është e sigurt se dasma dhe lidhja e tyre është një nga më të përfolurat e vitit. /Telegrafi/