Moderatori i njohur Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami janë duke festuar sonte natën e dytë të martesës.
Dyshja kanë organizuar një ceremoni madhështore, e cila po mbahet në një nga resortet më luksoze të Prizrenit.
Ndërkohë që dje (e diel), ata celebruan dashurinë e tyre me një dasmë në Pejë, ndërsa marrja e nuses është bërë në një mënyrë shumë të veçantë.
Është bërë gjithashtu i ditur lajmi se një fëmijë është rrugës për çiftin e njohur, kjo pasi flitet se Qëndresa është shtatzënë.
Lajmi nuk është konfirmuar nga vet dyshja, mirëpo është e sigurt se dasma dhe lidhja e tyre është një nga më të përfolurat e vitit. /Telegrafi/