Telegrafi

Mësohet koha kur Neymar do të prezantohet si lojtar i PSG-së

Tashmë transferimi i Neymarit te PSG është një realitet i cili po ndodhë.

Pak e besueshme për tifozët e Barcelonës, por PSG ka aktivizuar klauzolën prej 222 milionë eurosh për lojtarin, duke e bërë këtë transferimin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Neymar është përshëndetur gjatë ditës me bashklojtarët dhe nuk ka stërvitur me Barcelonën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth transferimit të Neymarit te PSG

Lojtari është në finalizim të negociatave me PSG-në dhe tashmë edhe ekipi i tij i agjentëve gjendet në Paris për të finalizuar detajet kontraktuale.

L’Equipe dhe El Mundo Deportivo shkruajnë se e premtja është dita kur Neymar do të udhëtojë drejt Parisit, ku edhe pritet të prezantohet si lojtar i ri i PSG-së.

Prezantimi i Neymar pritet të bëhet në stilin e Zlatan Ibrahimovicit te kulla e Eiffelit.

Prezantimi i Ibras te kulla e Eiffelit.

Transferimi mbetet peng i një konfirmimi zyrtar nga të dyja klubet e përfshira në këtë tratativë. /Telegrafi/