Site icon Telegrafi

Mësohet koha e kthimit të Lukakut

(Foto: Instagram/romelulukaku)

Interi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi Romelu Lukaku ka shënuar progres në rikuperimin e tij nga lëndimi muskulor dhe pritet të kthehet pas pushimit për ndeshjet e përfaqësueseve.

Sulmuesi ishte tërhequr nga stërvitjet para Derby della Madonnina ndaj rivalit të përbetuar, Milan dhe ishte diagnostikuar me një lezion të muskujve fleksorë në kofshën e majtë.

Ai u kthye në Belgjikë për trajtim dhe ekzaminime të mëtutjeshme duke qenë se ekzistonin shqetësime edhe për formën e tij para Kampionatit Botëror.

(Foto: Instagram/romelulukaku)

Sipas Sky Sport Italia, Lukaku ka bërë një tjetër kontroll në vendlindje që ka shfaqur përparim në procesin e shërimit.

Lexo po ashtu Interi humb Lukakun për disa ndeshje

29-vjeçari nuk do të mund të luajë në ndeshjen e fundjavës në Serie A ndaj Udineses, mirëpo pritet të kthehet në kampin e Interit pas ndeshjeve të përfaqësueseve që zhvillohen në javën e ardhshme.

Lëndimi e ka mbajtur belgun jashtë lojë në gjashtë ndeshje të Interit ( të kombinuara në Serie dhe Ligën e Kampionëve), ndërsa ndaj Udines do të jetë mungesa e shtatë e tij. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/romelulukaku)
Exit mobile version