Telegrafi

Mësohet koha dhe televizioni ku do të transmetohet seriali ‘Egjeli’ (Video)

Tashmë është bërë e ditur se seriali ‘Egjeli’ i grupit të humoristëve ‘Stupat’ do të mund ta shohim edhe online në platformë GjirafaVideo.

Vedat Bajrami ka publikuar edhe një video prej xhirimeve të serialit, i cili ka bërë të ditur edhe kohën dhe kanalin televiziv ku do të shfaqet.

“Të Dielën Premiera e Serialit Egjeli RTK ora 20:15”, ka shkruar Vedati në llogarinë personale në Instagram.

Vlen të theksohet se ‘Stupcat’ kanë vendosur që në serial të paktën për ndonjë episod t’a rikthejnë personazhin e babait të ‘Likit’ gjatë kohës sa ishte i ri.

Theksojmë se i gjithë materiali i kësaj tresheje ka të gjitha të drejtat autoriale të rezervuara që u takojnë Stupcat Group, dhe çdo keqpërdorim apo kopjim i këtij materiali është i mbrojtur me ligj. /Telegrafi/