Telegrafi

Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Janë identifikuar kufomat e të gjithë personave, të cilët humbën jetën në tragjedinë e autobusit në fshatin Llaskarcë.

Personat të cilët humbën jetën në aksidentin tragjik janë:

Rametulla Abdurraimi,Valdete Hamiti, Jovica Tërpevski, Besim Kamberi, Onur Sadiku, Esat Emruli, Ajdin Ismaili, Besim Fetai,
Bejza Uzeiri, Zoran Davidovski, Tërpana Janevska, Boban Avramovski, Dejan Ristevski, Pavle Kostoski.

Mbrëmë drejtori i Spitalit “8 Shtatori” Kristian Kosov, publikoi edhe emrat e personave të lënduar, prej të cilëve 4 akoma janë në mjekim intensiv.

Ndryshe, nga aksidenti i djeshëm jetën e humbën 14 persona, ndërsa mbi 20 të tjerë u lënduan. Aksidenti ndodhi kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” rreth orës 17:20 u rrokullis në rrugën Shkup-Tetovë./Telegrafi/