Hyrja në fushën e stadiumit Wanda Metropolitano të një bukurosheje me bikini, ishte një prej sensacioneve kryesore në finalen e Ligës së Kampionëve.
U desh intervenimi i stafit të sigurisë për ta larguar nga fusha bionden, e cila u bë kryetemë në mediat botërore për veprimin e saj.
Mediat e kanë publikuar identitetin e saj dhe besohet se është fjala për modelen ruse, Kinsey Wolanski.
Ajo është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy themeluesit të faqes pornografike ruse, ‘Vitaly Uncensored’ dhe qëllimi ishte pikërisht reklamimi i kësaj faqeje – gjë që i shkruante në bikini.
Vet Zdorovetskiy kishte hyrë në fushë gjatë Kampionatit Botëror të vitit 2014, kur po ashtu e kishte reklamuar punën e tij.
https://twitter.com/Vitalyzdtv/status/1134915675191959553
Ndërkohë, që Wolanski përnjëherë ka dyfishuar numrin e ndjekësve në Instagram dhe tash numëron afro 650 mijë sosh. Ndërsa në profilin e saj dominojnë fotografitë me bikini. /Telegrafi/