Personi i vrarë sot rreth orës 16:00 në Pejë, është Mentor Zeka, 39 vjeçar.
Telegrafi ka raportuar se vrasja e Zekës ka ndodhur në lagjen “Fidanishte” në qytetin e Pejës
Vrasjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa motivet e kësaj ngjarje tragjike ende nuk dihen.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, duke konfirmuar rastin për Telegrafin, tha se bëhet fjalë për një vrasje. “Personi vrarë është i lindur në vitin 1978”, tha Ibraj. /Telegrafi/