Telegrafi

Mësohet gjendja e fundit pas lëndimit të Valon Berishës

Valon Berisha

Valon Berisha ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së sotme me Kosovën.

Kjo e fundit do të takohet me Islandën në kuadër të botërorit Rusia 2018.

Por, mësohet se mesfushori nuk është dëmtuar shumë dhe se pas intervenimit mjekësor gjithçka është në rregull me të, transmeton telegrafi.

Lojtari në fjalë është plotësisht i gatshëm për takimin ndaj Islandës dhe këtë pritet ta konfirmojë edhe Bunjaki në konferencën për shtyp, që mbahet sot me fillim nga ora 18:30, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, Kosova dhe Islanda do të luajnë në stadiumin e qytetit të Shkodrës ndërsa takimi do të fillojë në ora 20:45. /Telegrafi/