Site icon Telegrafi

Mësohet dita kur Messi do t’i japë fund beqarisë

Lionel Messi ka vendosur që këtë verë të bëjë diçka të rrallë, jashtë nga futbolli.

Ai do të martohet me Antonella Roccuzzo në ditëlindjen e 30, përkatësisht në muajin qershor.

Ylli i Barcelonës e ka fiksuar tashmë datën e martesës, sipas revistës argjentinase, “Primicias Ya”. Çifti do të vendosë kurorë më 24 qershor, datë kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” mbush 30 vjeç.

Ceremonia do të zhvillohet në kishën e Rosarios dhe pritet të ftohen rreth 600 persona në martesë.

Çifti jeton së bashku që nga viti 2008 dhe kanë dy fëmijë, Thiagon dhe Mateon. /Telegrafi/

Exit mobile version