FFK pak ditë me parë ka konfirmuar edhe dy miqësore, por që kryesisht do të luajnë me futbollistë të Superligës.
Dardanët do të përballen me Komorosin dhe Gambinë, me ndeshjet që do të zhvillohen në Antalia të Turqisë.
Kosova do të nisin me 5 qershor për në Antali, ndërsa janë konfirmuar edhe datat e ndeshjeve miqësore.
Matchs amicaux des Cœlacanthes au mois de juin, les dates !
5 juin : Comores 🇰🇲 – 🇬🇲 Gambie
8 juin : Kosovo 🇽🇰 – 🇰🇲 Comores#VeriPiya 💚#COMGAM#KVXCOM https://t.co/Cwy8vsQ1RB https://t.co/XCQOPXe4mK pic.twitter.com/p3g6W5nBgl— 🇰🇲 Comoros Football 269 (@ComorosFootball) April 29, 2021
Në fillim Kosova do të ndeshet me Komorosin me 8 qershor, ndërsa me 11 qershor do të jetë përball Gambisë.
Këto dy ndeshje do të jenë mundësi e mirë për futbollistët e Superligës, pasi deri me tani nuk kanë pasur hapësirë për t’i treguar aftësitë e tyre. /Telegrafi/