Charles De Ketelaere është vendosur të përfundojë transferimin e tij në Milan në fillim të javës së ardhshme pasi një marrëveshje më në fund u arrit dje (e premte) me Club Brugge.
Kuqezinjtë kanë qenë të etur për të siguruar nënshkrimin e talentit 21-vjeçar belg prej disa kohësh dhe prej kohësh kanë qenë në bisedime me Club Brugge, duke konkurruar me Leeds United për lojtarin e talentuar.
De Ketelaere ka qenë gjithmonë i emocionuar për mundësinë e bashkimit me Milanin dhe ëndrra e tij është pothuajse një realitet tani.
Sipas Calciomercato.com, De Ketelaere pritet të mbërrijë në Milano nesër (e diel), në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje.
Ai do t’i nënshtrohet testeve të zakonshme mjekësore para transferimit te kuqezinjtë të hënën, përpara se të nënshkruaj një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë rreth 2.2 milionë euro neto në sezon.
#Milan, le ore di #DeKetelaere: atteso domani in Italia, poi le visite. Ecco quando può esordire https://t.co/ZgajXKVso3
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 30, 2022
Nëse gjithçka shkon sipas planit, De Ketelaere do të jetë në gjendje të bashkohet me skuadrën në Milanello të martën, kur skuadra do të kthehet në punë pas miqësores së tyre kundër Olympique Marseille.
Më pas do të ishte vendimi i Stefano Piolit nëse do ta vendoste apo jo atë në miqësoren kundër Vicenzës më 6 gusht. /Telegrafi/