Një skandal ngjau në finalen e sivjetme të ‘Miss Universe’, me ç’rast fillimisht u shpall fituese bukuroshja e gabuar.
Ishte nikoqiri i mbrëmjes, Steve Harvey, njeriu që shkaktoi telash duke ia dhënë kurorën bukuroshes nga Kolumbia, Ariadna Gutierrez, e që më pas ndërhyri për të treguar se në fakt fituese ishte bukuroshja nga Filipinet, Pia Wurtzbach.
Mediat raportojnë se vetëm disa orë para ceremonisë, Harvey është parë në një kazino duke pirë disa gota alkool dhe duke luajtur bixhoz.
Ato e konsiderojnë dehjen si ‘fajtor’ për ngatërresën që bëri prezantuesi në finalen e madhe.
Megjithatë, ka edhe teori të tilla që thonë se nuk ishte faji i Steve Harveyt, pasi në ekranin që ndodhej në skenë është shfaqur emri i ‘Miss Kolumbisë’ si fituese dhe në njëfarë mënyre prezantuesi është sabotuar. /Telegrafi/