Seriali “O sa mirë” po vazhdon me sukses të shfaqet në ekranet televizive kosovare.
Në serialin më të shikuar në Kosovë, herë pas here po shfaqen edhe personalitete të sferave të ndryshme të jetës.
Tashmë është konfirmuar se pjesë e një prej episodeve do të jetë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Megjithëse në videon e shkurtër të episodit të kaluar u reklamua se do të mund ta shohim të parin e drenasve, kjo pjesë nuk u shfaq për publikun.
Telegrafi ka arritur të mësoj edhe arsyen e vërtetë se pse nuk ka mundur publiku ta shoh teksa aktron Lladrovcin.
Merret vesh se ka ndodhur një gabim njerëzor gjatë montimit të promos dhe se kryetarin e komunës së lartcekur do ta shohim në episodin e kësaj fundjave që do të shfaqet të dielën (24 Dhjetor).
Theksojmë se përplot befasi na presim në episodet e ardhshme duke përfshirë edhe episodin special me rastin e festave të fundvitit. /Telegrafi/
https://youtu.be/iUzCd8ZmX8k?t=6