Interi ia ka dhënë shiritin e kapitenit Joao Mirandas, në mënyrë që ai të mos largohet drejt klubeve tjera evropiane.
Qendërmbrojtësi, i cili aktualisht është i huazuar nga Atletico Madridi, është shënjestër e disa top-klubeve, si Manchester United, Bayern Munich e Barcelona, prandaj Nerazzurrët kanë frikë për largimin e tij.
Ata e konsiderojnë futbollistin defensiv si pjesë të rëndësishme për të ardhmen e ekipit dhe duan ta mbajnë më gjatë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, për këtë arsye në ndeshjen kundër Romës, atij i është dhënë shiriti i kapitenit.
Interi mund ta mbajë Mirandan në rast se i paguan 11 milionë euro Atletico Madridit. /Telegrafi/