Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja pse mbretëresha Elizabeth nuk lejon ngrënien e sandviçit në formë trekëndëshi

Mbretëresha Elizabeth II nuk lejon anëtarët e familjes mbretërore që të hanë sandviçët në formë trekëndëshi, e arsyen për këtë e ka zbuluar ish-kuzhinieri i tyre Graham Neëbould.

Mbretëresha këmbëngul që t’ju shërbehen sandviçët në formë të rrumbullakët, transmeton Telegrafi.

“Familja mbretërore kurrë nuk i konsumon sandviçët në formë trekëndëshi, pasi tradita e thotë se kushdo që ua ofron këtë lloj ushqimi, tenton t’i rrëzojë nga froni”, tha Neëbould.

Darren McGrady është një tjetër ish-kuzhinier i familjes mbretërore, që këtë punë e kreu për 11 vite në pallatin mbretëror. Së fundmi në rrjetet social zbuloi sesi Elizabeth II në fakt nuk preferon konsumimin e ushqimit të shtrenjtë.

“Kaviari dhe ushqime tjera konsumohen vetëm kur argëtohet me mysafirët. Ndryshe e pëlqen peshkun dhe sallatën e gjelbër. Kur bëhet fjalë për sandviçët, preferon atë me xhem të dredhëzave”, shtoi ai.

Ndryshe, rregullorja për ndalimin e sandviçit trekëndësh, nuk është gjëja e vetme që shumë njerëzve mund t’ju tingëllojë si e çuditshme.

Muajin e kaluar është raportuar se mbretëresha ua ka ndaluar anëtarëve të familjes të luajnë lojën Monopol, pasi sipas saj ajo lojë nxit grindjen mes lojtarëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version