Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja e vërtetë pse dështoi transferimi i Williams tek Barcelona këtë verë

Barcelona nuk ia doli që ta transferojë Nico Williamsin nga Athletic Bilbao për shkak se nuk arrin t’i ofrojnë garanci që do ta kompletojnë në kohë regjistrimin e tij për sezonin e ri.

Mediumi katalanas Sport, ka raportuar se blaugranasit dështuan që ta bindin Williams të transferohet në ‘Camp Nou’ për një numër arsyesh, kryesisht për shkak të besnikërisë së tij për Athletic Bilbaon, por më kryesorja për shkak se dështuan t’i ofrojnë garanci për regjistrimin e tij në ndeshjet hapëse të sezonit.

Dani Olmo që ishte blerja më e madhe e katalanasve këtë verë nga RB Leipzig, i humbi dy ndeshjet e para në La Liga për shkak se nuk ishte i regjistruar.

Williams ishte i hapur ndaj idesë për t’u transferuar tek Barcelona sipas raportimit, dhe ishte i emocionuar nga mundësia për të luajtur me Lamine Yamal dhe Alejandro Balde, dy miqtë e tij të ngushtë.

Barcelona po planifikonte që të paguante klauzolën e tij të lirimit prej 62 milionë eurosh pasi të shesin Ansu Fatin, por nuk ishin në gjendje të gjejnë një blerës për reprezentuesin spanjoll.

Williams ka shënuar një gol për Bilbaon deri më tani këtë sezon në fitoren 3-2 ndaj Las Palmasit.

Ai tashmë ka luajtur ndaj Barcelonës në javën e dytë, por që ekipi i tij u mposht me rezultat të ngushtë 2-1./Telegrafi/

Exit mobile version