Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit të superveturave të Ronaldos nga Torino

(Foto: Per Sempre Calcio/Instagram/cristiano)

Mbrëmjen e kaluar (e diel), Cristiano Ronaldo i ka larguar veturat luksoze nga prona e tij në Torino, ndërsa media të ndryshme italiane kanë raportuar se ky është sinjal për largimin e 36-vjeçarit nga Juventusi.

PerSempreCalcio publikoi një video, në të cilën shfaqeshin automjetet e portugezit duke u ngarkuar në një kampion transportues Rodo Cargo – të një kompanie me bazë në Lisbonë të Portugalisë.

Shumëkush mendoi se kjo lëvizje ishte dëshmi për largimin e CR7 nga Zonja e Vjetër në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se golashënuesi më i mirë në histori akoma nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Duke u bazuar në burime pranë lojtarit, transmetuesi i njohur i citon ata të kenë thënë se këtë veprim Ronaldo e bën gjithmonë para pushimeve.

Lexo po ashtu Ronaldo largon superveturat nga Torino – një sinjal se po largohet nga Juventusi?

Njëherësh, edhe Gazzetta.it ka raportuar se portugezi rëndom i lëviz veturat e tij në destinacionet ë ndryshme para sezonit veror.

(Foto: Instagram/cristiano)

Megjithatë, këtë nuk kishte arritur ta bënte në verën e kaluar për shkak se futbolli ishte rikthyer gjatë verës si pasojë e pandemisë së coronavirusit. Për këtë arsye, lëvizja e tanishme ka nxitur më shumë thashetheme.

Corriere Torino ka bërë të ditur se edhe në vitin e kaluar, Ronaldo i kishte transportuar superveturat e tij për arsye të mirëmbajtjes, ndërsa kontrolli zakonisht iu bëhet në Gjermani.

E ardhmja e superyllit portugez mbetet e paqartë, ndërsa thuhet se ai do ta kërkojë largimin nga Juventusi në rast se Bianconerët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version