Topi i Artë shkoi për Rodrin dhe vota e Shqipërisë është zbuluar tashmë, me gazetarin e njohur sportiv, Besnik Dizdari, i cili ka pasur të drejtën e votës këtë vit për trofeun prestigjioz të dhënë nga France Football.
Më së shumti pikë, pra në vendin e parë e ka nxjerrë mesfushorin spanjoll të Manchester City, Rodri, i cili doli të jetë fitues në fund.
Me një skemë ku duhet të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 lojtarë, Dizdari ka nxjerrë pikërisht Rodrin si më të vlerësuarin.
Teksa, një pretendent kryesor dhe vendin e dytë, Vinicius Juniorin, ai e ka radhitur si të tetin.
Në vend të dytë, Dizdari ka votuar Lamine Yamal, të ndjekur nga Dani Carvajal, Jude Bellingham, Antonio Rudiger, Erling Haaland, Lautaro Martinez.
Ndërsa, në vendin e nëntë dhe të dhjetë, ka radhitur Kylian Mbappe dhe Granit Xhakën.
Sa i takon portierëve, për trofeun Yashin, Dizdari ka votuar që atë ta fitojë spanjolli Unai SImon, ndjekur nga Andry Lunin dhe më pas Emiliano Martinez.
Ndërsa, për trajnerët, Dizdari ka votuar spanjollin Luis De La Fuente si fitues, me vendin e dytë Carlo Ancelotti.
Për klubin më të mirë, ai ka votuar për Real Madridit, i cili në fakt përfundoi duke e fituar këtë çmim nga France Football. /Telegrafi/