Ramiz Berisha dhe Arsim Berisha, janë dy vëllezërit e vrarë mbrëmë në Krushec të Pejës.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë treguar se vrasja ka ndodhur në një mal për arsye ende të panjohura.
Siç merr vesh Klan Kosova, dy vëllezërit që mbrëmë janë gjendur të vrarë në fshatin Krushec të Pejës, dyshohet se janë vëllezërit e dy vëllezërve të tjerë, poashtu të vrarë, 11 vite më parë, në vitin 2006.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e krimit ku kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje të rëndë.
Viktimat janë nga fshati Kosuriq i Pejës dhe trupat e tyre tashmë ndodhet në obduksion.