Janë mësuar edhe zyrtarisht emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë për El Clasicon e fundit për këtë vit.
Barcelona dhe Real Madridi do të përballeshin në nëntor, por që për shkak të situatës së tensionuar në Kataluni, ku pati shumë protesta, ndeshja kaloi në dhjetor.
Blaugranasit do të jenë nikqori të Los Blancos në derbin që zhvillohet më 18 dhjetor në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.
Federata e Spanjës edhe zyrtarisht ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në derbin më të zjarrtë në Evropë.
Kryesori do të jetë Alejandro Hernández, që ka shumë përvojë në lidhje me El Clasicon dhe që ka përvojë se si ta përballoj presionin në këtë ndeshje të madhe.
Kurse, gjyqtari Ricardo de Burgos Bengoetxea do të jetë kryesor në dhomën e VAR-it, për të reaguar në rast të rasteve të diskutueshme gjatë 90 minutave në ‘Camp Nou’. /Telegrafi/