Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Evropës në Nyon të Zvicrës.
Manchester United, Ajax, Lyon dhe Celta Vigo kanë qenë pjesë e shortit të tërhequr për çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë gjysmëfinale është ajo në mes të Ajaxit dhe Lyonit, ndërsa e dyta mes Celta Vigos dhe Manchester Unitedit.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 4 maj, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.
Skuadra që tërhiqet e para do ta zhvillojë ndeshjen e parë në shtëpi. /Telegrafi/