Telegrafi

Mësohen basketbollistët titullar në ‘NBA All-Star’

Ndeshja më e shumëpritur në basketbollin amerikan, padyshim që është ‘NBA All-Star’.

Basketbollistët më të mirë të lindjes do të përballen me ata të perëndimit në një ndeshje ku spektakli është i garantuar.

Kësisoj tanimë janë bërë të ditura edhe pesëshet titullare për këtë sfidë tejet të rëndësishme për basketbollin amerikan, transmeton Telegrafi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 26 janar nga ora shtatë në mbrëmje me kohën amerikane, ndërsa me fillim nga ora 01:00 pas mesnate me kohën tonë.

Kampioni në fuqi, Cleveland Cavaliers së bashku me finalistin, Golden State Warriors kanë numrin më të madh të basketbollistëve në formacionet titullare.

Kampionët janë me basketbollistin më të mirë në NBA, LeBron James dhe fundorin Kyrie Irving, ndërsa Golden State prezantohet me Stpehan Curry dhe Kevin Durant.

Basketbollistët titullar në NBA:

Lindja

Kyrie Irving (Cleveland Cavaliers)
DeMar DeRozan (Toronto Raptors)
Jimmy Butler (Chicago Bulls)
LeBron James (Cleveland Cavaliers)
Giannis Antetokounmpo (Milwaukee Bucks)

Perëndimi

Stephan Curry (Golden State Warriors)
James Harden (Houston Rockets)
Kawhi Leonard (SA Spurs)
Kevin Durant (Golden State Warriors)
Anthony Davis (Pelicans)