Telegrafi

Mësohen bartësit e listave të OBRM-PDUKM-së?

Sipas gazetës “Veçer” tanimë janë mësuar një pjesë e bartësve të listave të OBRM-PDUKM-së për zgjedhjet e 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bartës i listës së OBRM-PDUKM-së në njësinë zgjedhore numër 6 do të jetë Vllatko Gjorçev, ndërsa në njësinë numër 2, Nikolla Gruevski.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në OBRM-PDUKM, Nikolla Popovski, mbrëmë u drejtua para anëtarëve të komitetit komunal në Kumanovë dhe tha se tani janë të fokusuar tek qytetarët, nevojat e tyre dhe projektet që janë parapa për ata./Telegrafi/