Site icon Telegrafi

Mësohet shuma që kërkon RB Leipzig për Josko Gvardiol

Manchester City dëshiron të rifreskojë skuadrën që fitoi kurorën e trefishtë dhe Josko Gvardiol është dëshira e madhe e Pep Guardiolas.

Sipas Goal dhe Sky Sports, mbrojtësi kroat nuk ka asgjë kundër kalimit në Etihad, ndërsa janë mësuar edhe kushtet në të cilat mund të bëhet transferimi.

Pretendohet se klubi gjerman i Bundesligës do të pranonte ofertën në vlerë 100 milionë euro.

Thuhet se Man City nuk është gati të shpenzojë aq shumë për momentin, por do të dëshironte ta mbyllte marrëveshjen për rreth 15 milionë euro më pak.

Gvardiola ka një klauzolë në kontratën e tij të aktivizuar verën e ardhshme, sipas së cilës mund të shkojë nëse dikush jep garanci bankare në vlerën 110 milionë euro.

Lexo po ashtu Man City synon katër transferimeve të mëdha gjatë verës, pavarësisht se mund t’i fitojë të gjithë trofetë këtë sezon

Gvardiol është 21-vjeçar dhe kaloi te RB Leipzig nga Dinamo Zagreb në vitin 2021 dhe që atëherë ka luajtur 87 ndeshje për klubin gjerman me pesë gola dhe tre asistime.

Ai fitoi dy herë Kupën e Gjermanisë me klubin. Përveç Manchester Cityt, Gvardiola është i lidhur edhe me Real Madrid, Liverpool dhe Chelsea. Ai ka kontratë deri në verën e vitit 2027. /Telegrafi/

Exit mobile version