Site icon Telegrafi

Meshkuj, angazhohuni: Femrat kanë zbuluar se si t’i bëni të përjetojnë orgazmën!

Orgazma femërore është mister global. Mashkulli kurrë nuk është i sigurt qind për qind që partnerja po përjeton orgazmën, as që ekziston teknikë e cila garanton se do ta arrijë atë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, një gjë është e sigurt – kur femra nuk arrin orgazëm, d.m.th. do të jetë një goditje e madhe për egon e saj.

Për t’ua bërë më të lehtë meshkujve, shumica e femrave nëpërmjet një ankete në faqen e internetit askmen.com u janë përgjigjur pyetjes Çka u nevojitet për të arritur orgazmën.

Përgjigjja më e shpeshtë të cilën e kanë dhënë, 59,88 për qind e tyre, është edhe ajo më e vështira për t’u arritur – situata delikate e stimulimit të klitorisit bashkë me penetrimin e njëkohshëm.

Pastaj, 18,05 për qind e femrave, të cilat kanë marrë pjesë në anketë, kanë deklaruar që kurrë nuk kanë përjetuar orgazmën. 7,7 për qind e femrave kanë thënë që për të arritur orgazmën përdorin vibratorin, ndërkaq 7,04 për qind kanë nevojë të imagjinojnë për diçka që e konsiderojnë seksi.

Pra, shkathtësia të cilën çdo mashkull do të duhej ta dinte në shtrat është stimulimi i drejtë i klitorisit. Secila femër ka preferenca të tjera, ndërkaq mënyra e vetme të zbuloni se çka i përshtatet, është që bashkë të kërkoni mënyrat.

Para se të perfeksiononi stimulimin e klitorisit gjatë penetrimit, më mirë është t’i përkushtoheni klitorisit të saj me rastin e seksit oral apo stimulimit me dorë.

Ekspertët këshillojnë që pozat më të mira për stimulim të klitorisit janë kur femra qëndron sipër mashkullit dhe kur mashkulli qëndron prapa femrës. /Telegrafi/

Exit mobile version