Telegrafi

Mesha transmetohej live, shpërthimi i fuqishëm në Bejrut “shkundi” kishën – prifti vrapon për t’i shpëtuar më të keqes

Në kryeqytetin i Libanit, Bejrut, dje ka ndodhur një shpërthim tejet i fuqishëm ku si pasojë ka shkatërruar një lagje të tërë. Gjithashtu kanë humbur jetën mbi 150 persona dhe mijëra tjerë janë lënduar, shkruan The Guardian.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar të mbijetuarit të kanë ngecur nën rrënoja, kurse spitalet janë mbingarkuar nga numri i madh i qytetarëve që janë lajmëruar për trajtim, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për 2.750 tonelata materie kimike që kanë shpërthyer në portin e Bejrutit, që edhe shkaktoi katastrofën e përmasave të papara.

Lexo po ashtu Pastruesja e shpëton në momentet e fundit vogëlushen nga pasojat e shpërthimit në Bejrut

Fotografi dhe video të lënduar dhe qytetit të shkatërruar kanë bërë xhiron e botës, kurse në rrjete sociale po qarkullon edhe një video që ishte transmetuar live gjatë meshës në një kishë.

Fillimisht brenda kishës gjithçka shkundej, fiket energjia elektrike dhe më pas gjithçka shpërthen. E prifti që mbante meshën tenton të ikë dhe t’i shpëtojë më të keqes.

Për fat të mirë raportohet se prifti i ka shpëtuar më të keqes, ndërsa ky moment rrëqethës u transmetua live dhe për një kohë të shkurtër është shikuar nga miliona njerëz. /Telegrafi/