Telegrafi

Mesfushori më i mirë në Evropë, Frenkie De Jong

Super talenti holandez, Frenkie De Jong ka marrë çmimin si mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin e kaluar.

22-vjeçari pati paraqitje të jashtëzakonshme me Ajaxin vitin e kaluar duke e dërguar skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

De Jong është votuar nga trajnerët dhe gazetarët si mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin e kaluar.

Pas paraqitjeve spektakolare me Ajaxin, De Jong ka kompletuar transfermiin te Barcelona për 75 milionë euro. /Telegrafi/