Telegrafi

Mesfushori kryesor i Gjilanit me dy oferta nga Evropa

Skuadra e Gjilanit mund ta humbas mesfushorin e saj më të mirë në edicionin e ardhshëm.

Mesfushori 22-vjeçar, Filonit Shaqiri mund të largohet nga klubi për të vazhduar karrierën e tij në Evropë.

Telegrafi ka mësuar se një skuadër nga Çekia përmes një menaxheri të saj ka kontaktuar futbollistin e talentuar gjilanas për t’iu bashkuar në muajin e ardhshëm.

Gjithnjë sipas burimeve pranë lojtarit, përveç ofertës nga Çekia, Shaqiri ka një mundësi të provojë edhe Ligën e dytë të Zvicrës pasi edhe aty ka prova të siguruara.

Mbetet të shihet nëse Filoniti do të mbetet edhe më tej në futbollin kosovar apo do të largohet në drejtim të Evropës.

Mesfushori qendror ka pasur një edicion të mrekullueshëm me fanellën e Gjilanit ku në fund përfunduan në pozitën e pestë me 49 pikë të tubuara në edicionin e parë pas rikthimit në elitë. /Telegrafi/