Telegrafi

Mesfusha e mbipopulluar e Barcës, askush nuk dëshiron të largohet

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Asnjë mesfushor i Barcelonës nuk dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar, ndërkohë që Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal duan të qëndrojnë në Camp Nou në sezonin 2019/2020.

Kroati e refuzoi largimin që në fillim, edhe pse klubi shpresonte që në rast të ofertave, ai do të ndërronte mendje. Nga ana tjetër, kiliani ndihet komod te Blaugranët dhe nuk e ka në plan të ndërrojë ambient.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Në mesin e Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arthur Melo, Carles Alena, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Sergi Roberto dhe Rafinha, vetëm ky i fundit pritet të largohet.

(Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Barca dëshiron ta largojë edhe Philippe Coutinhon te ndonjë klub anglez, para se të mbyllet afati kalimtar ditën e enjte.

Nga ana tjetër, Neymari është lojtari i vetëm për të cilin bordi i klubit ka shprehur interesim ta kthejë, mirëpo transferimi është mjaft i komplikuar, sepse Paris Saint-Germaini nuk po lëshon pe. /Telegrafi/