Site icon Telegrafi

Mesazhi i veçantë i videoklipit të Dafina Zeqirit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, dje (e mërkurë) publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Merri Krejt”.

Siç është parë, një ekip thuajse me 20 njerëz punuan për këtë projekt të 30-vjeçares i cili erdhi shumë i veçantë.

Teksti, që është shkruar nga reperi Elinel, flet për një raport në të cilin nuk mjaftoi dashuroi dhe gjithçka u kthye si “boomerang”.

Dafina Zeqiri (Foto: YouTube)

Videoklipi lirshëm mund të thuhet se ngjasoi me një film: Zeqiri u përpoq të vazhdonte projektin e një roboti të lënë përgjysmë, duke dashur që të krijojë një version robotik të vetes. Dhe krejt në fund, gjatë një përleshjeje roboti e vret këngëtaren.

“Mesazhi i videos është shumë i qartë: Njerëzit që i përkrah, që ua do të mirën, janë ata që në fund të japin goditjen më të madhe”, ka shkruar një fans në YouTube.

“Nga një presion i vazhdueshëm ndryshojmë dhe transformohemi pak nga pak çdo ditë në robotë, derisa humbin veten dhe në fund ngelet shëmbëllimi ynë robotik”, e koncepton një tjetër ndjekës i artistes.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dafina Zeqiri

Klipi mbyllet me thënien e shkrimtarit dhe gazetarit amerikan,Chuck Palahniuk, “Qëllimi ynë nuk është të jetojmë përgjithmonë, qëllimi ynë është të krijojmë diçka që do të jetojë përgjithmonë”.

Kjo këngë e Dafinës akoma pa bërë 24 orë që nga lansimi në YouTube ka kaluar shifrën e 300 mijë klikimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version