Telegrafi

Mesazhi i Tuchel për Barcelonën: Nuk jam i sigurt nëse dua t’i jap Azpilicuetas atë që ai dëshiron

Thomas Tuchel nuk është i gatshëm të lejojë që Cesar Azpilicueta të largohet nga Chelsea këtë verë mes interesimit nga gjigantët e La Ligas, Barcelona.

Trajneri gjerman pranoi se e kupton dëshirën e Azpilicuetas për t’u bashkuar me Blaugranat dhe zbuloi se lojtari i tij nuk është i kënaqur me qëllimin e Tuchel për ta mbajtur atë te Blutë.

“Është një pyetje e vështirë sepse nuk jam i sigurt nëse dua t’i jap Azpit atë që ai dëshiron”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Ne nuk mendojmë aq shumë për klubet e tjera. Fokusi është te ne dhe çfarë kemi nevojë”.

“Këtë ia thashë dhe ju them se e kuptoj në planin personal dhe atë të karrierës”.

“Por, unë nuk jam vetëm në këtë rol për t’i dhënë atij atë që ai dëshiron. Unë jam një menaxher për Chelsean që dëshiron të bëjë më të mirën për Chelsean”.

“Atij nuk i pëlqen, por ai e kupton. Është e vështirë për të, sepse klubi tjetër është përgjithmonë me të”.

“Më 1 shtator, kur gjërat të qetësohen, atëherë ai mund të luajë në nivelin e tij më të lartë”, përfundoi gjermani.

Zhgënjimi i Tuchel me Barcelonën

Kur u pyet nëse ai ishte i shqetësuar nga ndjekja e Barcelonës për Azpilicuetan, Tuchel pranoi se ai ishte “ndoshta pak” i pakënaqur. /Telegrafi/