Ende nuk dihet se kush qëndron prapa mesazhit të shkruar në pasqyrë, veprim që trazoi banorët e BBVK-së.
Mesazhi “Xheneta e ka inat Lejlën dhe Anën”, ka nxitur shumë aludime dhe diskutime mes banorëve.
Ishte Vullneti i cili në formë shakaje tha se qëndronte prapa këtij veprimi, të cilin më pas e mohoi menjëherë.
“Po boj hajgare, se ku shkruj unë kësi sene pash zotin. Vetëm dikush i mençur u kon që e ka shkru ato”, u tha Vullneti atyre.
Ishte më pas Lejla e cila e akuzonte se me të vërtetë gazetari mund ta ketë shkruar.
“Ti e ke shkru, vet dora jote e djathtë”, i tha Lela.
Por, Vullneti argumentoi se nëse do ta bënte një gjë të tillë, produksioni do e nxirrte zbuluar deri më tani. /Telegrafi/