Telegrafi

Mesazhi i Shaolinave para publikimit të bashkëpunimit me Getoar Selimin dhe Onat: Ditë të zeza për reperët

(Foto: Instagram)

Shaolin Gang, Getoar Selimi dhe Onat kanë paralajmëruar se të premten do të publikojnë këngën e tyre më të re.

Teksa fansat po presin me padurim, reperët kanë paralajmëruar publikimin e kësaj kënge, përmes rrjeteve sociale.

Ndër të tjerash, Shaolin Gang, të njohur më parë si DJ Blunt dhe Real 1 u kanë dërguar një porosi të gjithë kolegëve të tyre reperë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Nesër në orën 15:00, ditë të zeza për reperët”, kanë shkruar ata në InstaStory.

Foto: Blunt & Real/InstaStory

Ndër të tjerash, dyshja nuk i kanë kursyer edhe fjalët fyese, duke dashur të tregojnë se bashkëpunimi që po sjellin do të jetë vërtet i fortë.

Foto: Blunt & Real/InstaStory

Kjo këngë vjen për fansat të premten në ora 15:00. /Telegrafi/