Një turiste britanike, thotë se është mbajtur kundër vullnetit të saj në një makinë në Australi, por fatmirësisht ka shpëtuar falë mesazhit që i dërgoi babit të saj në Angli, përmes të cilit e ka njoftuar për vendndodhjen e saj.
Mary Kate Heys, 20 vjeçare, kishte hipur në një makinë me një njëri të cilin e kishte njohur gjatë qëndrimit në një hotel të përbashkët në jug-lindje të Queensland Brisbane, njofton BBC.
Ai ishte nisur në drejtim të kundërt, duke mos e lënë atë që të dalë jashtë nga makina.
Me këtë rast Heys i kishte shkruar babait të saj që ta lajmërojë policinë, duke i dërguar edhe lokacionin.
Policia zbuloi vendndodhjen e çiftit në Gympie, rreth 90 km larg nga hoteli, pas lajmërimit të rastit nga babi i saj.
Shoferi është një 22 vjeçar nga Suedia, transmeton KosovaPress.
Ai nuk do të përballet me akuza, pasi që Heys tërhoqi padinë ndaj tij, tha policia.