Interi i ka dërguar një mesazh të këndshëm mbrojtësit të Milanit, Simon Kjaer, i cili pësoi një dëmtim të ligamentit dhe do të jetë jashtë fushës për gjashtë muaj.
Nerazzurrët shkruan mesazhin pasi rivalët e mëdhenj Milan konfirmuan se danezi iu nënshtrua një operacioni dhe se do të ketë një periudhë rikuperimi prej gjashtë muajsh.
Interi i dërgoi një mesazh heroit të EURO 2020, i cili ndihmoi në shpëtimin e jetës së mesfushorit të tyre Christian Eriksen, i cili u rrëzua kur luante për Danimarkën.
Interi dërgoi një mesazh dashurie për t’i uruar danezit një shërim të shpejtë në Twitter sot.
“Një kampion nuk njihet vetëm nga mënyra se si luan futboll”.
Un Campione non si riconosce solo da come gioca a calcio.
Torna presto Simon, ti aspettiamo in campo a San Siro per tributarti l’applauso che meriti. #FCIM https://t.co/GxFAIDNUZV— Inter ??? (@Inter) December 3, 2021
“Kthehu së shpejti Simon, ne po të presim në San Siro për të të dhënë duartrokitjet që meriton”, ka shkruar Interi në rrjetet sociale. /Telegrafi/