Një mesazh në “Twitter” i shkruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama në kuadër të manifestimit për supremacinë e bardhë në Virxhinia është bërë mesazhi më i pëlqyer ndonjëherë në këtë platformë.
“Askush nuk ka lindur duke urryer një person për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij apo të prejardhjes së tij apo të besimit të tij…”, shkruante Obama të shtunën, duke cituar liderin afrikanojugor dhe Nelson Mandela, të cilin Obama e ka quajtur një “hero personal”.
Ky mesazh u publikua pasi Heather Heyer, një 32 vjeçar i cili po protestonte kundër manifestimit nacionalist të bardhë në qytetin Charlottesville mbeti i vrarë kur një person hyri me makinë në mes të një grumbulli me demonstrues.
Mesazhi i presidentit amerikan të 44-t ç’është pëlqyer rreth 3 milionë herë deri tani, duke e bërë atë mesazhin më të pëlqyer sipas “Twitter”.
Ky mesazh është rishpërndarë 1,2 milionë herë.