Telegrafi

Mesazhi i Mayweather pas pensionimit të McGregor: Pres të të ndëshkoj sërish

Floyd Mayweather Jr. dhe Conor McGregor (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

Floyd Mayweather e ka ngacmuar Conor McGregorin pas vendimit të irlandezit që të pensionohet sërish nga artet e përziera marciale.

Pas ‘UFC 250’, Notorious njoftoi se nuk do ndeshet më, ndërsa më pas e ka publikuar një tortë në Instagram me mbishkrimin: “Urime pensionimin, babi”.

Në këtë postim nuk ka munguar reagimi i boksierit të pamposhtur, i cili triumfoi me nokaut teknik ndaj McGregor në duelin e vitit 2017.

“Nëse nuk gabohem, a nuk i ke thënë Mike Tysonit se do të më mposhtje nëse ndeshemi për herë të dytë? Tash po heq dorë! Mendova se doje ta mposhtje më të mirin?”.

Lexo po ashtu Conor McGregor tregon se përse u pensionua për herë të tretë brenda katër vitesh nga UFC

“Në rregull, nëse vendos që të kthehesh, do të pres të të ndëshkoj sërish”, ka shkruar Mayweather. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)