Lionel Messi u dërgoi një mesazh nëntë fjalësh shokëve të tij të skuadrës të Argjentinës pas fitores së Copa America 2024.
Të dielën mbrëma, Argjentina fitoi sërish lavdinë e Copa America pasi mposhti Kolumbinë në finalen e zhvilluar në stadiumin Hard Rock në Miami.
Pasi ndeshja përfundoi 0-0 në kohën normale, goli i yllit të Interit, Lautaro Martinez në minutën e 112-të ishte i mjaftueshëm për të vulosur fitoren 1-0 për djemtë e Lionel Scalonit.
Duke folur së fundmi për OLGA, mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul zbuloi mesazhin që Messi u tha lojtarëve disa momente pasi fitoi ndeshjen.
“Kur mbaroi finalja, erdhi Messi dhe gjëja e parë që tha ishte, ‘askush nuk tallet me askënd, le të festojmë dhe shijojmë fitoren tonë’”, deklaroi De Paul.
Megjithatë, polemika pasoi me shpejtësi pasi ylli i Chelseat, Enzo Fernandez postoi një video të tij dhe shokëve të skuadrës duke festuar në autobusin e ekipit.
Në pamjet e publikuara, lojtarët argjentinas u dëgjuan duke kënduar një këngë të supozuar raciste drejtuar lojtarëve francezë. /Telegrafi/