Sami Khedira ka shkruar një mesazh për tifozët e Juventusit në rrjetet sociale duke thënë se do të lutet që Bianconerët ta fitojnë titullin e dhjetë radhazi në Serie A.
Mesfushori iu bashkua Herta Berlinit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror, pas ndërprerjes së kontratës me Zonjën e Vjetër.
“Çdo rrugëtim ka një fund. Por kujtimet do të mbesin përgjithmonë”, nis shkrimi i 33-vjeçarit në Instagram dhe vazhdon:
Të dashur juventinë,
Do të doja t’ju falënderoja me gjithë zemër! Ishte një periudhë jashtëzakonisht e bukur dhe mbi të gjitha e suksesshme. Si skuadër, kemi fituar pesë tituj të Serie A brenda pesë vitesh, e fituam tri herë Kupën dhe një herë Superkupën. Jam krenar që kam qenë pjesë e kësaj epoke.
Për mua ka qenë gjithmonë nder që ta vishja këtë fanellë çmim-fituese dhe mbaj me vete shumë çaste dhe kujtime të mira.
Njerëzit e bëjnë këtë skuadër të veçantë dhe jam vërtet i lumtur që i kam njohur, jo vetëm bashkëlojtarë, por miq të vërtetë.
Shumë fat për të ardhme dhe i kryqëzoj gishtat për ‘Të dhjetën’. Do të kishte qenë vërtet një kryevepër! Përgjithmonë, forca Juve.
Një mesazh falënderimi e ka publikuar në faqen e vet edhe Juventusi duke e falënderuar lojtarën për kohën e kaluar në Allianz Stadium. /Telegrafi/